ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 7 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 7 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 7 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 8 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Shtëpia e Bardhë: Amerikanët të përgatiten për një javë shumë të vështirë

albnews by albnews
6 April, 2020
in Bota
0
SHBA, mbi 216 mijë të infektuar me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur në mbi 337 mijë dhe viktimat e regjistruara në mbi 9650 Shtëpia e Bardhë paralajmëron për javë të vështira në të ardhmen e afërt, por shton se kanë filluar të shihen tashmë përfitimet e distancimit shoqëror dhe të masave të tjera të marra për të ulur ritmet e infeksionit. Shtimi i numrit të të diagnostikuarve me koronavirus pritet të vërë para një sprove të vështirë sistemet spitalore në disa shtete amerikane brenda dy javëve të ardhshme:

Presidenti Trump paralajmëroi për një javë të vështirë përpara, për rritje dramatike të numrit të viktimave nga COVID-19. Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti tha të dielën në Shtëpinë e Bardhë se përveç vatrave të njohura të infeksionit, probleme akute pritet të shfaqen edhe në zona të reja ku sapo kanë filluar diagnostikimet në masë:

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

“Po i afrohemi një periudhe të tmerrshme. Ndoshta një periudhe që ky vend nuk e ka par ndonjëherë. Po na afrohet një moment kur do të shohim shifra shumë të larta. Duam që ta pengojmë sa më shumë rritjen e shifrave”.

Presidenti e krahasoi situatën me një peridhë lufte. Paralajmërimet e zymta vijnë në një kohë kur zyrtarët kanë deklaruar se kurba e shtimit të infeksioneve po zbutet dhe ka sinjale të qarta të uljes së ritmeve të përhapjes. Por me shtimin e diagnostikimeve edhe në shtete që deri disa ditë më parë nuk kishin identifikuar raste pozitive, efekti i përgjithshëm bëhet çdo ditë e më i rëndë:

“Do të shohim vazhdimin e shtimit të numrit të të vdekurve,” tha Dr. Anthony Fauci, duke shpjeguar se edhe në rastet kur masat parandaluese japin rezultatin më optimal, shfaqja e infeksioneve të reja do të vazhdojë dhe numri total i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19 do të vazhdojë të rritet.

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci përsëriti se amerikanët duket të përgatiten për të paktën 100 mijë të vdekur, bazuar në modelet aktuale kompiuterike që analizojnë situatën. Por ai shtoi se shpreson që kjo shifër të jetë në realitet më e ulët.

Presidenti Trump u përball me pyetje për mbështetjen me personel dhe pajisje që kërkojnë shtete individuale amerikane në këtë betejë. Qeveria federale është bërë objekt kritikash për reagim të mangët sidomos nga shtete ku janë vërejtur vatra aktive dhe përhapje e shpejtë e infeksionit,

“Frika se do të hasin në mungesa i ka bërë disa shtete të kërkojnë më shumë pajisje se iu nevojiten. Një shtet na kërkoi 40 mijë aspiratorë. S’është e mundur që të kenë nevojë për aq shumë. Tani edhe ata vetë e pohojnë se nuk do t’u nevojitet një numër aq i madh. Po u dërgojmë sa të mundemi”.

Presidenti përsëriti synimin e tij që vendi të fillojë të kthehet në normalitet sa më parë që të jetë e mundur dhe të rihapet aktiviteti ekonomik. Specialistë të shëndetit publik, përfshirë edhe pjesëtarë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, paralajmërojnë se është ende herët për të bërë plane dhe se dy javët e ardhshme do të ofrojnë më shumë qartësi për masat e izolimit social dhe efektin e tyre për të vënë nën kontroll sëmundjen.\voa

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result