Shtëpia e Bardhë ka miratuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 600 milionë dollarësh për Ukrainën, kryesisht municion për sistemet e artilerisë tashmë në përdorim nga forcat ukrainase.
Në një deklaratë për shtyp, dega ekzekutive e SHBA tha, pa dhënë detaje, se kishte autorizuar Pentagonin të përdorte rezervat e tij për të ofruar pajisje dhe shërbime në Ukrainë, si dhe trajnime.
Pentagoni njoftoi se ndihma e re ushtarake për Ukrainën do të përfshijë raketa precize për sistemet e artilerisë Himars dhe predha të pajtueshme me sistemet e tjera të disponueshme për forcat ukrainase.
SHBA dërgon gjithashtu radarë, automjete të blinduara, sisteme anti-drone dhe pajisje çminimi në Ukrainë, raporton cnn.
Theksojmë se Shtetet e Bashkuara janë ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesit rus.
Ndryshe, autoritetet ukrainase së fundi kanë treguar se është gjetur një varrezë masive në Izyum, ku besohet se janë mbi 400 trupa pajetë.