Shtëpia e Bardhë nis negociatat me Elon Musk për të mundësuar internet satelitor në Iran

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me Elon Musk për të mundësuar që shërbimi satelitor i kompanisë SpaceX të ofrohet në Iran.

Lajmi u njoftua të premten nga CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë në dijeni të bisedimeve. Sipas tyre Shtëpia e Bardhë e shikon shërbimin e internetit të quajtur Starlink, si një mënyrë të mundshme për t’u lejuar iranianëve qasjen në internet, dhe anashkalimin e kufizimeve të qeverisë.

Qeveria iraniane kufizoi së tepërmi qasjen në internet, pasi filluan protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga ashtuquajtura policia e moralit.

“Po bëjmë çfarë të mundemi për të mbështetur aspiratat e popullit iranian”, i tha CNN-it një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Njëkohësisht, kjo është vërtet një lëvizje iraniane, e udhëhequr nga vajzat dhe që po përhapet në aspekte të tjera të shoqërisë. Dhe ne nuk duam kurrsesi të eklipsojmë lëvizjen e tyre”, tha zyrtari.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.

Shërbimi Starlink, i cili përdor satelitët për të transmetuar shërbim interneti drejt tokës, i ka ofruar internetin Ukrainës që kur Rusia sulmoi ushtarakisht.

CNN njoftoi javën e kaluar se kompania SpaceX i ka kërkuar Pentagonit të paguajë dhjetëra miliona dollarë në muaj për të financuar shërbimin Starlink në Ukrainë. Pasi kjo u raportua në edicionet e lajmeve, zoti Musk shkruajti në Twitter se e ka tërhequr mbrapsht kërkesën për fonde.

Nuk dihet nëse shërbimi Starlink po kërkon financimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të mundësuar aktivitetin në Iran.

Share This Article