Shtëpia e Bardhë: Zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk do të shtyhen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e Bardhë mbrëmë konfirmoi se zgjedhjet presidenciale në SHBA, do të mbahen, siç janë caktuar më 3 nëntor.

Shefi i i kabinetit të presidentit amerikan Donald Tramp, Mark Medouz deklaroi se zgjedhjet do të mbahen më 3 nëntor dhe në to do të fitojë shefi aktual i shtetit.

Trampi të enjten kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve me arsyetimin se një numër i madh i qytetarëve votojnë me postë, ndërsa kjo do të ndikojë ndaj rregullshmërisë së zgjedhjeve. Ideja menjëherë ishte hedhur poshtë nga përfaqësuesit demokratë dhe republikanë në Kongresin e SHBA-së, trup i cili mund të sjellë një vendim të tillë.

Kandidatët në zgjedhjet presidenciale janë republikani Tramp dhe demokrati dhe ish nënkryetari i SHBA-së, Xho Bajden.

Share This Article