Shtëpia e “El Chapo”-s dhe e “Zotit të Qiejve” fitohen në lotari, kush janë fatlumët që u ‘trokiti’ shansi në derë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga “El Chapo”, i njohur ndryshe si ‘Zoti i Drgoës’, Joaquin Guzman. Lotaria u zhvilluar më 15 shtator dhe vetëm një natë më parë është zbuluar fituesi fatlum i shtëpisë së “El Chapo”-s dhe Amado Carrillo Fuentes, “Zoti i qiejve”, ish -kreu i Kartelit Juarez.

Numri i biletës 1 438 619 fitoi shtëpinë e sigurt të Guzman në Culiacan, rreth 1 200 kilometra në verilindje. Me vlerë 3.83 milionë pesos meksikane (rreth 187,000 dollarë), vila është e vendosur në Sinaloa, ka dy dhoma gjumi, dhomë ndenjeje, dhomë ngrënie, garazh dhe një kopsht. Prona është pjesë e ikjes legjendare të Guzmán, kur ai shmangu arrestimin në shkurt 2014 duke ikur përmes një tuneli sekret nëntokësor.

Ndërsa numri i biletës 1 854 619 fitoi banesën e ish-kokës së kartelit Juarez. Shtëpia, e cila u sekuestrua më shumë se 20 vjet më parë, ka një pishinë të brendshme, nëntë dhoma gjumi, xhakuzi, sauna dhe dhomën për festat. Sipas gazetës La República , ajo ishte ankanduar në vitin 2020 për 49.7 milion peso meksikane (rreth 2.5 milion dollarë) , por shitja nuk u realizua.

Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mekikë City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar. Emrat e fatlumëve nuk janë bërë publikë, për arsye sigurie.

Share This Article