“Shtëpia e Lirisë” dërgon kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të mërkurë koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka dërguar emrat e kandidatëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, KQZ nuk pranoi të regjistronte si pjesë të koalicionin nismën e Sali Berishës, pasi logot dhe simboli me të cilët përfaqësohet i përkasin Partisë Demokratike.

Ndërkohë pjesë e koalicionit janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane të cilat do të garojnë me kandidatët e zgjedhur nga Komisioni i rithemelimit të PD-së.

“Shtëpia e Lirisë” do të kandidojë në 6 bashkitë me këta emra: Elton Bano (Lushnje), Bardh Spahia (Shkodër), Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë).

Share This Article