Shtëpia lëvizëse e Leonardo DiCaprios

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të famshëm në botë, duke qenë protagonist i disa prej filmave më ikonikë në histori.

Kjo e bën Leon një njeri shumë të zënë, që kalon shumë kohë larg shtëpisë. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të ketë një shtëpi lëvizëse. Kjo shtëpi e madhe është treguar në një video nga Bloomberg Quicktake, ku duket se është plot 16 metra e gjatë.

Në të ka edhe dy oxhakë, në mënyrë që të jetë ngrohtë gjatë xhirimeve që zhvillohen në dimër.

Kuzhina është e mbuluar me mermer cilësor dhe frigoriferi është gjigant.

Vetëm dushi mendohet se ka kushtuar 50 000 euro, ndërkohë që kjo shtëpi lëvizëse ka 7 televizorë.

Në total, kjo shtëpi kushton rreth 1,8 milionë euro dhe kur Leo DiCaprio nuk e përdor, ajo jepet me qira për 7000 euro në javë.

Share This Article