Bill Heine, pronar i një shtëpie në Oksford në kulmin e të cilës qëndron i varur një peshkaqen gjigant, kishte vënë statujën në majën e shtëpisë në shenjë proteste kundër “kufizimit të planifikimit dhe cenzurës” në vitin 1986, kurse i biri i tij aktualisht po proteston kundër planeve që objekti i tyre të futet në listën e trashëgimisë së mbrojtur.
Pasi që peshkaqeni është vendosur në mënyrë të fshehtë në kulm, Heine pati një mosmarrëveshje rreth planifikimit të ndërtimit me autoritetet lokale, para se të ndërronte jetë në vitin 2019.
Ndërkaq i biri i tij Magnus Hanson-Heine është i palëkundur në qëndrim që të mos lejoj që objekti i quajtur “shtëpia e peshkaqenit” apo “peshkaqeni i Headington”, sipas ligjeve të bashkësisë lokale të futet në listën e trashëgimisë së mbrojtur.
Bashkësia lokale kërkon nga banorët që të deklarohen për 17 objekte potenciale që të futen në listën e trashëgimisë së mbrojtur, e një prej tyre është propozuar “shtëpia e peshkaqenit”.
E sipas autoriteteve lokale, përfshirja në regjistër do të “ndihmonte rreth planifikimit të ndërtimit dhe njëherit do të ruante karakterin e këtij vendi”.

