Shtëpia në Shkodër ku qëndroi Nënë Tereza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E vendosur në rrugicat karakteristike të Shkodrës, Shenjtorja shtatshkurtër Nënë Tereza, ka vendin e saj në Shkodër në një banese dykatëshe e cila ka prej dy vitesh statusin e monumentit të kulturës.

Është shtëpia ku ka jetuar familja e Nëne Terezës për rreth 5 vite në banesë, që edhe sot mirëmbahet nga Tonin Prela. Ky i fundit i indinjuar nga harresa që i ka bërë shteti ai nuk pranon të flasë, por hap dyert e kësaj banese e cila flet shumë.

Në banesë janë ende karriget dhe tryeza e viteve 30-të, ndërkohë që në katin e dytë është edhe shtrati i cili mendohet se ka fjetur Nëne Tereza gjatë qëndrimit të saj në Shkodër.

Por kjo vlerë dhe ky vend i shenjtë nuk vlerësohet nga askush duke mos e përfshirë as në guidat turistike në Shkodër/Shqiptarja.

Share This Article