Shtëpia që është aksidentuar nga 21 automjete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtëpi në Devon të Anglisë, që gjendet në një kthesë të rrezikshme, është kthyer në një pikë të zezë aksidentesh, pasi në 6 vitet e fundit ajo është goditur nga 21 automjete.

Aksidenti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pronarja e shtëpisë është shprehur se ajo ka vendosur blloqe betoni për t’u mbrojtur, por sërish nuk ja ka dalë. “Tensionohemi gjithmonë kur dëgjojmë një automjet që po lëviz me shpejtësi. Jemi të frikësuar dhe në rrezik konstant”, është shprehur e zonja e shtëpisë.

Anëtarët e familjes akuzojnë autoritetet në Devon se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.

Share This Article