ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës 2 hours ago
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad 2 hours ago
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort! 2 hours ago
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës 2 hours ago
Fitorja e 15-të radhazi, Bayern Munich nuk di të ndalet 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës shndërrohen në deponi mbeturinash nga serbët

albnews by albnews
27 July, 2019
in Kosova
0
Shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës shndërrohen në deponi mbeturinash nga serbët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shumë prona dhe shtëpi të shqiptarëve në veri të Mitrovicës të cilat janë shkatërruar në luftë nga forcat serbe, përveç që nuk janë rindërtuar dhe nuk po mund të shfrytëzohen për banim nga pronarët shqiptarë, disa prej këtyre pronave janë shndërruar në deponi mbeturinash nga serbët në atë pjesë.

Edhe në të kaluarën është bërë rindërtimi shtëpive në veri të Kosovës, por fatkeqësisht ende një numër i madh i shtëpive të djegura gjatë luftës nuk janë rindërtuar. Ato familje vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, shumë prej tyre në asistencë sociale, e shumë prej tyre edhe me qira.

RelatedPosts

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Forcat ajrore shqiptare shpëtojnë turistin kosovar që u pickua nga gjarpri në një shteg malor në rajonin e Shkodrës

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të saj ka bërë një ndryshim-plotësim të Udhëzimit Administrativ për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore që konsiderohen se janë edhe rreth 300 shtëpi të parindërtuara.

Naser Spehiu nga lagjja Kroi i Vitakut, i cili aktualisht është i strehuar përkohësisht nga komuna e Mitrovicës së jugut, nga pas lufta deri në vitin 2015 ka paguar qira për banim. Spahiu rrëfen për KosovaPress se as kushtet minimale nuk i ka për jetesë në vendin ku banon në pesë vjetët e fundit si i strehuar.

Meqë nuk ka kushte materiale, ai mezi pret që Qeveria t’ia rindërtojë shtëpinë në vendlindjen e tij dhe të kthehet me dhjetë anëtarë të familjes në pronën e vet, e cila i është bërë një deponi mbeturinash nga serbët në veri.

Edhe Nadire Kralanit nga Kodra e Minatorëve, e cila banon me qira në jug të Mitrovicës nuk i është rindërtuar ende shtëpia që i është djegur dhe shkatërruar nga forcat serbe gjatë luftës. Ajo thotë se me dëshirë do të ishte kthyer në pronën e vet, por nuk pati fatin që t’i rindërtohet shtëpia deri tash.

Ndërsa, Sinan Behrami nënkryetar i lagjes së Kroi Vitakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia më parë nga Qeveria, beson se të gjithë shqiptarët do të ktheheshin në pronat e tyre, po që se bëhet rindërtimi i shtëpive të tyre.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza beson që projekti për rindërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës është i rëndësishëm dhe i veçantë edhe në aspektin humanitar, në aspektin social dhe ekonomik, por edhe në aspektin shtetëror, mbase sipas tij, njerëzit kanë të drejtë me jetuar në pronat e tyre.

Hamza për KosovaPress thotë se kostoja e projektit do të ndahet nëpër vite buxhetore dhe nuk do të jetë diçka e pa përballueshme për buxhetin e Kosovës. Për këtë vit, sipas tij, mjetet janë brenda Ministrisë së Financave dhe beson se edhe në proceset e ardhshme buxhetore do të ketë kujdes në këtë projekt.

Hamza po ashtu thotë se nuk do të jetë problem aspekti i financimit, edhe pse projekti është miliona euro.

“Për këtë vit varësisht prej dinamikës së ekzekutimit të punimeve, por sa do që të jetë aq ka mundësi të financohet. Pra, nuk është problem aspekti i financimit, edhe pse po flasim për miliona euro ose shuma milionësh të cilat pritet që të kushton ky projekt për me u finalizuar në tërësi”, deklaron Hamza.

Ai po ashtu pret që në bazë të proceduarve të cilat do të aplikohen nga Agjencioni Qendror i Prokurimit, projekti për rindërtim të fillojë në tetor të këtij viti.

“Ka evidenca, po flasim për komplet pjesën e veriut të Kosovës, duke përfshirë komunat Zubin Potok, Mitrovicë e veriut, Leposaviq dhe Zveçan, që janë diku mbi 300 shtëpi të cilat duhet të rindërtohen. Unë uroj që të realizohet projekti sivjet, por edhe nëse krejt sivjet ndodhë prapë ka mundësi të financohet. Por, për shkak të procedurave të lidhjes së kontratës dhe fillimi i ekzekutimeve është e pa mundur që projekti të përfundohet brenda vitit aktual fiskal. Një pjesë uroj që të kryet këtë vit dhe pjesa tjetër të vazhdohet në vitet vijuese…. Unë kisha dashur që fillimi i tetorit do të jetë koha e fundit kur fillon ekzekutimi i rindërtimit të shtëpive. Megjithatë, këtë pjesën ligjore, procedurale është çështje që e zhvillon AQP-ja , i cili është i pavarur në punën e vet”, thotë ai.

Ai në fund tha nuk është ky projekt në përpjekje të një komuniteti e në dëmtim të komunitetit tjetër, por çdo shtëpie e djegur gjatë luftës në pjesën veriore të Kosovës do të ketë financim.

Ndryshe, në pjesën veriore nga autoritetet e Serbisë është duke u realizuar projekti ilegal “Lugina e Diellit”, që vlen vetëm për serbët në atë pjesë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

1 November, 2025
Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

1 November, 2025
SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

SHQIPËRIA në SHITJE/ Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort!

1 November, 2025
Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në ishullin grek të Kretës

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result