Shtetasve të BE-së, 28 ditë afat për të aplikuar për qëndrim në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra mijëra shtetas të Bashkimit Evropian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të përballen me njoftimin zyrtar 28-ditor po qe se nuk aplikojnë për ta siguruar statusin e ri të qëndrimit të pas BREXIT-it brenda një jave. Kështu ka paralajmëruar të mërkurën Qeveria në Londër.

Sipas saj, nëse ky afat kalohet do të ketë pasoja. Porse është bërë e ditur se autoritetet do të ofrojnë afat të pacaktuar kohor për mbushjen e aplikacionit, po qe se qytetarët kanë arsyetim për vonesë.

Më shumë se 5.6 milionë qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane dhe vartësit e tyre, kanë aplikuar për të qëndruar në këtë vend.

Mirëpo rreth 400 mijë raste të tjera janë ende të pazgjidhura, dhe linja qeveritare për ofrim të ndihmës është duke pranuar mijëra thirrje në ditë.

Çështja e rregullimit të statusit për banorët e BE-së në Britani ka nisur pas referendumit për largimin e vendit nga blloku evropian, pesë vjet më parë.

Nëpërmjet këtij procesi, këtyre qytetarëve u mundësohet e drejta për të banuar, udhëtuar, punuar si dhe qasja në përkujdesjen shëndetësor në Britani. Deri më tani, sipas Qeverisë, shtetasit e Polonisë dhe Rumanisë kanë paraqitur më së shumti aplikime.

Share This Article