Shtetet e Bashkuara pritet te hedhin shume para, për rrugë ura dhe aeroporte, në një plan ambicioz që ka mbështetjen republikanëve dhe demokratëve. Senati u mblodh për një seancë të jashtëzakonshme këtë fundjavë fundjave për diskutimin e paketës ligjore e cila parashikon 1 trilion dollarë.
Amortizimi i rrugëve dhe urave në Amerikë, dhe i infrastrukturës teknologjike, ka qenë një shqetësim si për administratën Trump, edhe për këtë të Biden. Këtë të diel, senati amerikan është mbledhur në një seancë të rrallë në përpjekje për të avancuar legjislacionin që parashikon rreth 1 trilion dollarë shpenzime në infrastrukturë.
Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat shpreson që drafti prej 2.500 faqesh të përfundohet sa më shpejt që t‘i paraqiten amendimet e duhura ligjvënësve amerikanë.
Paketa 1 trilionëshe prek gjithashtu edhe transportin publik dhe zëvendësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në SHBA.
Ligji bipartizan për këtë paketë investimesh shihet nga analistët amerikanë si një shkëndijë e mirë për skenën e trazuar politike amerikane, ndërsa republikanët dhe demokratët mbeten të ndarë për një mori çështjesh të tjera.