Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë mbajtur mbrëmë një takim në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Dyshja amerikane që tashmë janë larguar nga territori i Ukrainës, premtuan edhe 700 milionë dollarë tjera si ndihmë ushtarake – ku 332 milionë do të ndahen enkas për Ukrainën, transmeton Telegrafi.
E 400 milionë dollarë tjera do të shpërndahen në 15 shtete në Evropën Lindore dhe Qendrore, si dhe për ato të Ballkanit.
Kjo ndihmë e re ushtarake dhe ato që ishin dhënë më herët nga fillimi i luftës në Ukrainë nga SHBA-të, në total kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë aprovuar shitjen e municionit për Ukrainën në vlerë prej 165 milionë dollarë. Kujtojmë që presidenti ukrainas pati deklaruar se me Blinken dhe Austin do të takohet në stacionin e metrosë në Kiev, por Shtëpia e Bardhë kishte refuzuar të konfirmojë apo diskutojë detajet e vizitës.