Connect with us

Kosova

Shtetet e Quintit kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit

Published

on

Shtetet e Quintit vazhdojnë të kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në “Konferencën vjetore të prokurorëve”, për vitin 2019, e cila u organizua nën patronazhin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë, inkurajuan gjyqësorin dhe prokurorinë që të bëjnë punë të pavarur dhe të marrin më seriozitet ndjekjen e kryesve të veprave penale.

Zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Nicholas J. Giacobbe tha se në vitin 2019 nuk është ngritur asnjë rast i korrupsionit të profilit të lartë.

“Ambasada amerikane ka qenë lumtur qe janë trajtuar raste të dhunës në familje në Kosovë. Po ashtu përgëzoj edhe mbrojtësit e viktimave sepse jeni thelbësor që viktimat të kërkojnë të drejtët e tyre. Marrja e frymëzimit mund të na ndihmoj për të nisur ndryshime të vështira dhe të rëndësishme. Në të kaluarën kam dëgjuar duke bërë thirrje për të marrë me seriozitet luftën e korrupsionit. Nga koha e 2017 vetëm disa raste janë ngritur me sukses ndërsa në 2019 nuk është ngritur asnjë rast”.

“SHBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe ta ndihmojmë të luftojë korrupsionin e krimin e organizuar por ne mund të ju ndihmojmë nëse dëshira është më e madhe se e jona”, tha Giacobbe.

Advertisement

Riccardo Serri zëvendësshef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se prokuroria është shtylla kryesore e sundimit të ligjit.

Ndërsa kërkoi që të ketë prokurorë që merren me hetime financiare dhe të punojnë së bashku me policinë.

Edhe BE-ja mendon se luftimi i korrupsionit të profilit të lartë nuk është në nivelin e duhur.

Advertisement

“Prokuroria është një nga shtyllat më të rëndësishme të sundimit të ligjit. Ka qenë inkurajuese KPK dhe KGJK ndërmorën hapa të menjëhershëm për të siguruar efikasitet të ligjit. Ka shumë sfida në bazat e përditshme por ja vlen të përmendet sepse keni resurse të kufizuara dhe numri i madh i lë dëme të vjetra mungesa e stafit ndonjëherë është edhe ndikimi i padrejtë sepse ekspertët tanë angazhohen me ju në baza të përditshme. Duke qenë të vetëdijshëm ne besojmë se rezultatet më të mira janë të mundshme dhe ato nevojiten në luftimin e korrupsion dhe krimit të organizuar”.

“Zyra e BE-së bënë thirrje që të mandatojë prokurorë qe merren me hetime financiare dhe të punojë së bashku me policinë. Korrupsioni i profilit të lartë është një lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe Kosova i ka mbush të gjitha kriteret, por nuk është që ka pas shumë sukses në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë. tha ai.

Zv ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jacob Webber tha se duhet të punohet shumë për rikthimin e besimit të qytetarëve. Ndërsa shtoi se duhet të rriten përpjekjet e prokurorëve për luftimin e veprave penale.

Advertisement

“Prokuroria e paanshme është nevojë e çdo shteti. Ambasada Britanike ka mbështetur iniciativat për zhvillimin e sistemit gjyqësor në Kosovë dhe u kemi dhënë mbështetje institucioneve qe ka ë për qellim zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë. Ne kemi pasur disa suksese së bashku por megjithatë do të doja të adresoja disa çështje shqetësuese. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është shumë i ulët. Është detyrë që të punojnë për të fituar besimin qytetar dhe ndjekje e kryesve të veprave penale është e drejtë e prokurorisë dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Viktimat duhet të kenë besim që të marrin drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të ofrojë mbrojtje ligjore e më efektive, shtoi ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tha se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të mos ndikohet nga politika.

“Konferenca ofron mundësi për të shikuar mbrapa dhe po ashtu me rëndësi para dhe mbështesim sistemin prokurorial për të bërë të pavarur. Për Holandën është fokusi jonë përforcimi i sundimit të ligjit në Kosovë. Gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe mos të ndikohet nga politika. Sundimi i ligjit është një parakusht dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shteti duke përfshirë edhe Kosovën. Ju inkurajoj që të përmirësoni përformancën dhe të punoni së bashku me ekipe e në veçanti me raste të vështira dhe përgatituni më mirë e më shumë sepse është shumë e rëndësishme për qytetarët. Qytetarët e Kosovës presin nga ju që të përmirësim edhe më shumë gjyqësorin dhe të rifitojnë besimin në sistem”, tha ajo.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.

Advertisement

NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.

Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

Advertisement

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.

Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).

Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).

Advertisement
Continue Reading

Kosova

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.

“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.

Advertisement

Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.

“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova4 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK4 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania5 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota5 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania5 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova5 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania6 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania6 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova6 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova6 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova6 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova6 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania6 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania11 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova11 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania5 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania5 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania6 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK4 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota5 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova6 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova4 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova5 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania6 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova6 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova6 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova11 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova6 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Trending