Shteti amerikan padit Kinën për pandeminë e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti amerikan i Missourit ka paditur qeverinë kineze dhe Partinë Komunisë që ndodhet në pushtet për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi.

“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të virusit Covid-19, blloki dhe heshti kundërshtarët si dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”- tha Prokurori i Përgjithshëm i Missouri-t, Eric Schmitt. “Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, vijoi më tej prokurori.

Me anë të padisë kërkohet dëmshpërblim për jetët e humbura, vuajtjet njerëzore dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtet.

Kina ka mohuar forcërisht keqtrajtimin e krizës. Ndërsa zyrtarët e Missouri-t e quajtën padinë “historike”, vëzhguesit thonë se do të përballen me pengesa të rëndësishme ligjore dhe procedurale pasi ligji amerikan u jep qeverive të huaja imunitet nga veprime të tilla.

Share This Article