Shteti fut në karantinë Robert Berishën, këngëtari i indinjuar sa më s’ka, “shpërthen” ndaj kushteve të konviktit, publikon FOTO-n e lavamanit me ndryshk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PRISHTINË– Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthyer nga Amerika. Pasi zhvilluan koncertet në Amerikë, të dy u kthyen për në Kosovë nga Stambolli.

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, ata janë vendosur në konviktet e Prishtinës, godinë e cila po shërben si karantinë. Por Robert Berisha nuk është fare i kënaqur me kushtet në të cilat po jeton duke u ankuar se nuk do të marrë koronavirusin por ndonjë virus tjetër nga mungesa e higjenës. Ai ka publikuar edhe një foto të një lavamani, i cili është i mbushur me myk e me ndryshk.

Megjithatë jo më larg se dy ditë më parë, këngëtari shqiptar bëri një postim racist në Instastory-n e tij, ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze. Krahas fotos ai shkruante: Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!

(k.m/dosja.al)

Share This Article