Shteti gjerman nuk synon dërgimin e një emisari të posaçëm për dialogun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania nuk synon ta dërgojë një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç u raportua së fundi. Nëpërmjet ambasadës së vet në Prishtinë, shteti i cili kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve, ka thënë se ky proces duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Gjermania e mbështet dhe ndjek nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta bëjë këtë përzemërsisht me Komisionin e ri të Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane, dërguar gazetës “Koha Ditore”.

Aktualisht, ambasadorja Susanne Schütz në Zyrën Federale Gjermane është Drejtore për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s. Në këtë rol, siç ka thënë Ambasada gjermane, ambasadorja Schütz është e Dërguara Speciale për Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha çështjet që lidhen me të.

“Nuk kemi synime për të emëruar një të dërguar kombëtar për dialogun, pasi ky proces është nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, kanë thënë ata.

Share This Article