Shteti i madh afrikan planifikon ta dyfishojë të ushtrinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria kalimtare e Çadit, shtet me sipërfaqe prej 1 milion e 284 mijë kilometrash katrorë, tha se po planifikon që ta rrisë në masë drastike numrin e ushtarëve për t’u përballur me sfidat në fushën e sigurisë, përfshirë kërcënimet nga rebelët e armatosur dhe militantët islamikë.

Ministri i Mbrojtjes i Çadit, Gjeneral Daoud Yaya Brahim, tha në kuvendin e këtij shteti se ushtria e ka filluar procesin e rritjes së numrit të përgjithshëm të trupave nga 35.000, sa janë tash për tash, në 60.000. Kjo shifër pritet të arrihet në fund të vitit të ardhshëm, shkruan Reuters.

“Ne tashmë e kemi nisur procesin e rekrutimit dhe trajnimit të ushtarëve dhe oficerëve dhe nënoficerëve. Qëllimi është që të ndërtohen njësi elite, të afta për t’iu përshtatur luftimeve asimetrike me të cilat po përballen shtetet tona të rajonit të Sahelit”, tha ministri Brahim.

Çadi dhe fqinjët e tij, Kameruni, Nigeri e Nigeria si dhe shtetet e rajonit Sahel, Mali e Burkina Faso, po luftojnë kundër militantëve të lidhur me grupet famëkeqe, Al-Qaeda dhe ISIS.

Ushtria e Çadit është duke luftuar edhe kundër rebelëve në pjesën veriore të shtetit. Ish-presidenti Idriss Deby u vra në prill, kur i vizitoi trupat në vijën e frontit, të cilët po luftonin kundër rebelëve me bazë në Libi.

Ministri i Mbrojtjes tha para deputetëve se ushtria do të kërkojë më shumë fonde për shpenzime në fushën e mbrojtjes në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Share This Article