Shteti amerikan i Virxhinias ka hequr dënimin me vdekje, pasi të dy dhomat e Kongresit votuan në favor të heqjes së tij.
Legjislacioni ende duhet të nënshkruhet nga guvernatori Ralph Northam, por miratimi i tij konsiderohet i sigurt.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit se sistemi ynë i drejtësisë penale është i drejtë për të gjithë”, theksoi Northam në një deklaratë të përbashkët me kryetaren e Dhomës, Eileen Filler-Corn dhe udhëheqësin e shumicës së Senatit, Dik Saslaw.
Virxhinia u bashkohet 22 nga 50 shtetet e tjera në vend që kanë hequr dënimin me vdekje.
Në historinë e gjatë të Virxhinias, ky shtet ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo shtet tjetër.
“Është koha që ne ta ndalojmë këtë makinë vrasëse. Dënimi me vdekje nuk është një mjet i drejtë dhe efektiv i drejtësisë penale”, shtoi guvernatori.
”Që nga viti 1976, në Virginia ka pasur 113 ekzekutime” , sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje.