Shteti me 16 milionë banorë raporton vdekjen e parë nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kamboxhia, shtet me mbi 16 milionë banorë në Azinë Juglindore, të enjten e raportoi vdekjen e parë nga Covid-19. I vdekuri ishte një burrë 50 vjeç, i cili doli pozitiv në test para dy javësh.

Me vetëm 1.124 raste të personave të prekur nga Covid-19 në përgjithësi, Kamboxhia për një kohë të gjatë ka numrin më të vogël të të infektuarve në Azi, ndonëse shifra është dyfishuar nga 20 shkurti.

Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate njoftoi se viktima e parë u shënua në mëngjesin e së enjtes, shkruan The Guardian.

Në njoftim thuhet se burri i vdekur kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 më 27 shkurt dhe punonte si vozitës për një kinez që jetonte në qytezën bregdetare, Sihanoukville. Edhe kinezi është infektuar.

Shteti aziatik ndodhet afër Tajlandës, Vietnamit dhe Laosit, që gjithashtu kanë qenë vende të suksesshme në mbajtjen e pandemisë nën kontroll.

Ndonëse vend në zhvillim, Kamboxhia e filloi programin e vaksinimit kundër Covid-19 muajin e kaluar.

Share This Article