Shteti me 6 milionë banorë e zero raste me Covid-19 lejon OBSh-në të kryejë testime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turkmenistani, shtet me rreth gjashtë milionë banorë dhe që zyrtarisht nuk ka raportuar asnjë të infektuar me koronavirus deri më tani, i ka dhënë leje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të kryejë testim të pavarur pas shqetësimeve për shtimin e rasteve të pneumonisë.

Një raport në televizionin shtetëror të këtij vendi, ku u shfaq video-konferenca e liderit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nuk e përmendi shqetësimin e kësaj organizate për rastet e pneumonisë dhe as zotimin e presidentit për testim.

Megjithatë, Hans Kluge, drejtor i OBSh-së për Evropë, tha se agjencia ka shprehur shqetësim serioz për rritjen e rasteve të personave me pneumoni e pa koronavirus gjatë bisedës së të premtes mes drejtorit të përgjithshëm dhe liderit të këtij shteti.

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në shtetin e Azisë Qendrore muajin e kaluar e këshilloi Turkmenistanin që të zbatojë masa, përfshirë përcjelljen e kontakteve, njësoj sikur koronavirusi të ishte duke qarkulluar, por nuk theksoi nëse dyshohet që qeveria është duke i fshehur rastet.

Turkmenistani e ka zbatuar izolimin mbarëkombëtar dhe ka kërkuar nga qytetarët që të përdorin maska me arsyetimin se në ajër ka pluhur dhe patogjenë, pa e përmendur koronavirusin, shkruan The Guardian.

Ky shtet vazhdimisht përmendet në mesin e vendeve më shtypëse në botë, ku nuk ka medie të lira apo institucione të pavarura për ta kontrolluar pushtetin e presidentit që njihet edhe me nofkën “arkadak”, që në gjuhën shqipe do të thotë “mbrojtësi”.

Share This Article