ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 3 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 4 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 5 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 5 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Shteti shqiptar dhe trysnia e Athinës

albnews by albnews
23 August, 2023
in Opinion
0
Shteti shqiptar dhe trysnia e Athinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

nga Artur Zheji

Nëse çështja e ashtuquajtur Beleri-Bejleri-Beleris, do të degradojë në një shpërbërje të pandershme të institucioneve shqiptare, do të ketë padyshim një regres të ri, në luftën shtetformuese të shqiptarëve.
Në këtë betejë, e cila në fasadë është për lirimin pa kushte dhe në mënyrë anti-ligjore të Fredi Belerit, thjesht sepse këmbëngul Athina zyrtare, është në “lojë”, shteti ligjor shqiptar! Nëse gjykata shqiptare shkërmoqet edhe kësaj rradhe, humbja nuk do të jetë e Ramës, por e shtetit shqiptar që duhet të jetë gjithmonë e më tepër një institucion impersonal.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Berisha me Belerin ka hyrë në një rrugë qorre, nga e cila duhet të dalë.
Në të mirë të atyre që e ndjekin, Berisha duhet të heshtë për këtë rast dhe të mos i dhurojë kaq bujarisht vota popullore Ramës, që po e menaxhon këtë situatë krejt logjikshëm, duke fituar konsensus në trojet shqiptare dhe në Bruksel.

Sepse Brukseli e di mirë, që Republika e Athinës, është i vetmi vend i Bashkimit Europian që nuk njeh asnjë minoritet etnik në popullsinë e saj.

Kryeministri Micotaqis, me një formim ekselent oksidental anglosakson, i kreu me sukses zgjedhjet e veta parlamentare dhe “Beleris question”, është në të vërtetë për të “Sikleti Beleris!”. Në të vërtetë, Micotaqis, studjuar në Harvard dhe doktoruar në Stanford për marrëdhënie ndërkombëtare, është një aleat i mirë i oksidentalizimit të Greqisë dhe Ballkanit. Ai e di më mirë se sa shumica e populistëve sherrxhinj ballkanas, që oksidentalizimi i Greqisë është në të mirën e saj, ndërsa zgjidhja në mënyrë ballkanike, domethënë në mënyrë antiligjore e “Beleris question”, është një regres jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Athinën oksidentale. Polikanët e tjerë helenë, që vizituan të “revoltuar” Himarën, panë se shumica e himarjotëve ishte e zënë me biznesin turistik dhe u zuri syri turma të mëdha me rroba banjo, që ndoshta i ngatërruan me “atraksione turistike” sezonale. Ata duhen mirëkuptuar, me sa duket persekutimi imagjinar i minoritarëve grekë, sjell akoma vota nëpër provincat e largëta.

Sado benzinë të hidhet në këtë çështje, Shqipëria do të rezistojë në mënyrë Ligjore, sepse në pikëpyetje, po vendoset shteti ligjor shqiptar. Por personalisht, nuk bashkohem me alarmizmin populist, nga të dy anët e kufirit greko-shqiptar. Thjesht duhen pastruar nga kabinetet ca këshilltarë pa vizion…
Në Shqipëri ekuacioni politik është edhe më i thjeshtë: E djathta, duhet të mos harrojë pro-Oksidentalizmin që e lindi politikisht. Kaq!

Shumë shpejt, Himara e bukur, do të bëhet edhe më e bukur kur të jetë më pak e përçarë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result