ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 3 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 4 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 4 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 6 hours ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shteti ua shembi banesat, qytetarët kërkesë ambasadores Kim: Na pranoni vizat për në Amerikë

albnews by albnews
3 February, 2022
in Albania
0
Shteti ua shembi banesat, qytetarët kërkesë ambasadores Kim: Na pranoni vizat për në Amerikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Banorët e zonës së 5 Majit, Shkozës, Paskuqanit dhe Laprakës, të cilëve u janë shembur shtëpitë dhe rrezikohet t’u shemben në ditët në vijim, kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ata kanë kërkuar nga Ambasadorja Yuri Kim që të angazhohet në problematikën e tyre. Qytetarët kanë kërkuar një zëri që t’u dhurohet nga një shtëpi, si dhe bënë thirrje që t’u pranohen vizat dhe të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RelatedPosts

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

“Janë qindra banorë të Laprakës, 5 majit, Shkozës e me radhë që u merret prona. Kemi ardhur pranë Ambasadës së SHBA duke qenë se ambasadorja është e përfshirë në jetën politike të vendit. Ashtu siç je aktive në jetën politike, të jesh më e përfshirë sa i përket shkeljeve dhe shpërdorimit të detyrave që bëhet me emër të SHBA siç ndodhi në Unazën e Madhe, në zonën e Astirit.

Kërkojmë nga Ambasadorja Kim, që hartohet një ligj i posaçëm për pronat. Nuk po kërkojmë luks, thjesht të na njihet prona me ligj që nesër kur të na vijnë fadromat të marrim atë që na takon. Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikanë në Shqipëri. Ashtu siç i trajton shteti juaj qytetarët. Kërkojmë të na njihet ligji e të themi që o sa mirë me qenë shqiptar. Duhet të themi për një ditë të vetme o sa mirë me qenë shqiptar. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë!”, tha një qytetar.
Një tjetër u shpreh:

“Mua më shembet shtëpia më datën 22. Unë kam një kërkesë, më jepni vizën dhe të largohem në Amerikë”.

Një nga qytetarët, kërkoi nga Ambasadorja Yuri Kim që t’i ndihmojë në këtë problematikë.

“Jemi drejtuar te Ambasada e SHBA në mënyrë apo me një tjetër ti kërkojmë ndihmë ambasadores meqenëse është aktive në politikën shqiptare të shohë se si proteston populli shqiptar. Kryeministri po na prish shtëpiat. I them ambasadores amerikane, që të aktivizohet edhe me këto përfitues që janë këtu. Zonja ambasadore e kemi dëgjuar peshkun e madh që ka thënë paraardhësi jot. Ku janë ata? Ne jemi qytetarët që paguajmë taksat, merr masa sepse këtu s’ka drejtësi dhe jepuni nga një shtëpi këtyre banorëve ose jepini viza këtyre qytetarëve që të shkojnë në SHBA. Ky është mesazhi”, u shpreh qytetari.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result