• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet. Një shenjë tjetër e rritjes së rrezikut është fakti se…

Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet. Një shenjë tjetër e rritjes së rrezikut është fakti se…

by albnews
22 October, 2023
in Bota
0
4
VIEWS

Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme po rriten, ndërsa Izraeli goditi sërish Gazën dhe mbështetësit e Hamasit në Liban dhe Siri. Forcat ushtarake izraelite që sërish përmenden përgatitjet për një sulm tokësor në Gazë, njoftuan se kanë intensifikuar sulmet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi. Sot (Të dielën), forcat izraelite sulmuan një hapësirë nën një xhami e cila sipas tyre përdorej nga militantët islamikë për sulme kundër Izraelit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dërguan sisteme shtesë ushtarake në rajon.

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Gaza, përfshirë goditjen e një kompleksi nën një xhami që sipas ushtrisë izraelite tha se po përdorej nga militantët për të organizuar sulme.

Shërbimi i ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se të paktën një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën. “Si rezultat i sulmeve të intensifikuara dhe informacioneve të sakta që kemi, dhjetëra terroristë u vranë në qytetin e Gazës dhe rrethinën e tij. Përveç kësaj, u vra edhe zëvendës shefi i forcës së raketave të Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërsa shtoi thirrjet për civilët në Gazë që të vazhdojnë evakuimin drejtë kufirit jugor me Egjiptin.

“I bëj thirrje pjesës tjetër të banorëve: shkoni në jug. Hamasi po ju përdor. Po ju përdor si mburojë njerëzore. Lëvizni në jug ku po krijohen kushtet që t’ju ofrojmë ato për të cilat keni nevojë”.

Kjo deklaratë duket të jetë reagim ndaj asaj që një ditë më parë e tha presidenti palestinez, Mahmoud Abass në Kajro. “Ne paralajmërojmë kundër çdo përpjekjeje për të zhvendosur popullin tonë nga Gaza dhe gjithashtu paralajmërojmë kundër çdo përpjekjeje për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre ose për t’i zhvendosur ata nga Jeruzalemi ose Bregu Perëndimor, sepse ne nuk do të pranojmë zhvendosje dhe do të qëndrojmë të palëkundur pa marrë parasysh sfidat”, tha presidenti i Autoritetit Palestinez dhe shtoi:

“Zonja dhe zotërinj, ne nuk do të largohemi, nuk do të ikim dhe do të mbetemi në tokën tonë”. Intensifikimi i luftimeve ndërkaq ka forcuar edhe më shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme. Raketat izraelite goditën aeroportet ndërkombëtare në Alepo dhe Damask të Sirisë, vend ku përkrahësi kryesor i Hamasit, Irani ka prani ushtarake.

Përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, ushtria izraelite tha se goditi disa objektiva të Hezbollahut gjatë natës. Hezbollahu i mbështetur nga Irani është përleshur gjithnjë e më shumë me forcat izraelite në mbështetje të Hamasit. Në një shenjë tjetër të rritjes së rrezikut në veri, Izraeli zgjeroi zonën e evakuimeve në komunitetet në kufi me Libanin.

Përgjatë kufirit me Libanin pati edhe incidente të tjera, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi trupat ushtarake afër kufirit verior, e bëri të qartë se çfarë mund të ndodhë në rast të përfshirjes së Hezbollahut në luftë me Izraelin. “Nuk mund t’ju them tani nëse Hezbollahu ka vendosur të hyjë plotësisht në luftë. Nëse kjo ndodhë, ata do të bëjnë gabimin më të madh të jetës së tyre dhe ne do t’i godasim me një forcë të paimagjinueshme. Kjo do të thotë shkatërrim për ta dhe shtetin e Libanit”, tha kryeministri Netanyahu.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Uashingtoni do të dërgojë sisteme të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme në mbështetje të Izraelit dhe do të forcojë pozicionin e mbrojtjes së SHBA-së në rajon pas “përshkallëzimeve të fundit nga Irani dhe aleatët e tij” – një referencë për Hezbollahun dhe militantët islamikë palestinezë.

Një autokolonë e dytë kamionësh me ndihma hyri në anën egjiptiane të pikës kufitare me Gazën, sipas burimeve egjiptiane të sigurisë dhe humanitare në Rafah. 19 kamionë që transportonin furnizime mjekësore dhe ushqimore ishin inspektuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, thanë burimet. Autokolona e parë prej 20 kamionësh me furnizime shumë të nevojshme hyri në Gazë të shtunën.

Previous Post

Zëri i Amerikës: SPAK detajon akuzat ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij, Malltezi

Next Post

Qeveria e re dhe regjistrimi i popullsisë, Milatoviç i përgjigjet Vuçiçit: Mali i Zi është vend sovran

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Qeveria e re dhe regjistrimi i popullsisë, Milatoviç i përgjigjet Vuçiçit: Mali i Zi është vend sovran

Qeveria e re dhe regjistrimi i popullsisë, Milatoviç i përgjigjet Vuçiçit: Mali i Zi është vend sovran

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM