Shtohen tensionet në kufirin polak – Autoritetet përdorin ujë me presion tek emigrantët që hedhin gurë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë përdorur ujë me presion kundër emigrantëve, sipas pamjeve të ndara nga autoriteet, pasi ata hodhën gurë përtej kufirit me Bjellorusinë.  Pamjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Garda Kufitare Polake, treguan një vrull të tensioneve në kufij, ku mijëra emigrantë janë mbledhur në anën e Bjellorusisë që prej javës së kaluar.

Në nisje të javës, emigrantët u zhvendosën nga kampet drejt kalimit kufitarë në Kuznica, ku shpresonin të hynin në Poloni.  Polonia ka caktuar mijëra trupa për të përforcuar mbrojtjen kufitare. Bashkimi Europian ka rënë dakord për të shtuar sanksionet kundër Bjellorusisë.

Vendi, një aleat i afërt i Rusisë, është kundërpërgjigjur duke thënë akuzat se po nxit një krizë janë absurde.  Bashkimi Europian po përpiqet të ndalojë përpjekjen e Bjellorusisë për të shtyrë emigrantët drejt kufijve, në hakmarrje të sanksioneve që ka vendosur vitin e kaluar, gjatë protestave kundër liderit Alexander Lukashenko.

Share This Article