Shtrëngata shiu e stuhi në Tiranë, Lezhë e Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se “reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan.

Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0 mm, Tiranës 20.0 mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqendruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë. Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës./ATSH/

Share This Article