Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nafta dhe benzina shiten me 9 Lekë më shumë

Për më pak se një javë nafta në Shqipëri është rritur me 9 Lekë.

Sot një litër naftë po tregtohet me 185 Lekë nga 176 që tregtohej një javë më parë, çmim që qëndroi i pandryshuar që kur Bordi i Transparencës u shfuqizua më 7 Qershor.

Rritja e çmimeve ka prekur edhe benzinën. Në pikat e karburanteve po tregtohet me 188 Lekë për litër.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve kontaktuar nga Tv Klan thotë se rritja e çmimeve vjen si rezultat i shtrenjtimit të karburanteve në bursa.

Sot nafta e papërpunuar e Londrës shitet 85.63 Dollarë për fuçi, ndërsa ajo amerikane me 81.42 Dollarë për fuçi.

Por duhet theksuar se çmimet e sotme të arit të zi të papërpunuar në bursat ndërkombëtare është për kontratat e Shtatorit.

Në kohën kur Bordi i Transparencës u shfuqizua nafta Brent ishte thuajse 13 Dollarë më lirë për fuçi. (72.53 Dollarë për fuçi).

Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, inventarët e naftës në Londër kanë filluar të bien dhe kërkesa po tejkalon ofertën pasi lideri i OPEC Arabia Saudite ka kufizuar sasinë e naftës me të cilat furnizon vendet e tjera.

Parashikimet janë që çmimet të rriten në muajt e ardhshëm.

Share This Article