Shtyhet afati i bllokimit të pikës së kalimit kufitar Kapshticë, deri në datën 19 prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19 prill.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njotoi sot se, “autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021”.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, theksohet në njoftim.

“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thekson Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Share This Article