Shtyhet kualifikimi, Anglia nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Danimarkës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e “tre luanëve” erdhi si favorite në këtë ndeshje, mirëpo nuk arriti që të merrte më shumë se një barazim minimalist.

Anglia ka ndarë pikët me Danimarkën në Frankfurt pas një barazimi me rezultatin 1-1.

Sfida nisi më mirë për anglezët, të cilët kaluan në avantazh me kapitenin Harry Kane në minutën e 18’. Por barazimi nuk vonoi, pasi në minutën e 34’, ishte Hjulmand që realizoi një supergol.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat iu afruan golit, ku rastin më të mirë e pati Anglia me Foden, i cili goditi shtyllën në minutën e 56’.

Kështu Anglia shkon në kuotën e 4 pikëve në vendin e parë, ndërsa Danimarka barazon Slloveninë me dy pikë, teksa Serbia vazhdon e fundit me vetëm një pikë.

Share This Article