Shtyhet prezantimi i Hojlund te Man United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Manchester United ka shtyrë njoftimin për nënshkrimin e Rasmus Hojlund
/

Sulmuesi u pa teksa mbërriti në Angli gati për të përfunduar transferimin e tij te Djajtë e Kuq.

Hojlund do të bashkohet me Djajtë e Kuq për 85 milionë euro nga Atalanta, me marrëveshjen që pritet të shpallet së shpejti.

Por sipas Manchester Evening News, konfirmimi mund të vijë pas tre ditësh të tjera.

Pretendohet se Hojlund mbërriti më vonë se sa ishte planifikuar të martën dhe orari i United rreth nënshkrimit të danezit ndryshoi.

Ai fluturoi në aeroportin e Mançesterit në orën 16:15 dhe do të takonte disa mbështetës dhe do të kryente testet mjekësore para se të vendoste lapsin mbi kontratë.

Klubi tani mund të kërkojë të bëjë njoftimin në fundjavë para miqësores në shtëpi kundër Lens në orën 12:45 të paditës të së shtunës.

United do t’i paguajë Atalantës një tarifë fillestare prej 75 milionë eurosh me 10 milionë euro të tjera që mund të vijnë përmes bonuseve.

20-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare në Old Trafford. /

Share This Article