ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 4 hours ago
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024 4 hours ago
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar 4 hours ago
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste 5 hours ago
VIDEO/ Krisje në Kombëtare? Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shtyhet rigjykimi për veteranët, prokurorisë s’i mjaftoi një vit kohë

albnews by albnews
15 March, 2023
in Kosova
0
Shtyhet rigjykimi për veteranët, prokurorisë s’i mjaftoi një vit kohë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dështuar të nis rigjykimi në rastin e njohur si “Veteranët”. Seanca dështoi të nis për shkak të Prokurorisë, që ka kërkuar edhe 60 ditë kohë për t’u përgatitur. Në këtë rast janë të akuzuar 12 persona, që të gjithë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit. Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim me ankesë të Prokurorisë Speciale, pasi Gjykata i kishte liruar nga të gjitha akuzat të pandehurit.

Gati një vit kohë nuk i kanë mjaftuar Prokurorisë Speciale, që të përgatitet për nisjen e rigjykimit në rastin e njohur si “Veteranët”.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Kështu, me kërkesë të prokurorit Valdet Gashi, i cili ka kërkuar edhe 60 ditë kohë për tu bërë gati, seanca e planifikuar për të mërkurën ka dështuar.

Me këtë veprim të Prokurorisë, nuk pajtohet avokati Arianit Koci, që përfaqëson të akuzuarin Shkumbin Demalija.

“Në këtë formë po shkelen të drejtat e të mbrojturit tim dhe të akuzuarve të tjerë…Pra, me vite të tëra po bëhet ky gjykim dhe tash prapë i duhet kohë Prokurorisë, pse nuk e ka shfrytëzuar këtë kohë para se me e ngritë aktakuzën po tani pasi jemi në procedim. Unë besoj që Prokuroria ka hyrë në mal pa sakicë, pra nuk mundet në këtë mënyrë pretendimet e veta me i vërtetu”, ka thënë ai.

Në këtë rast janë të akuzuar gjithsej 12 persona, që të gjithë anëtarë të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit.

Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, akuzohen se në mënyrë të qëllimtë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe i kanë keqpërdorur të njëjtat.

Gjykata Themelore në Prishtinë në prill të vitit 2021 i liroi që të gjithë nga akuza.

Mirëpo, Apeli e riktheu më pas lëndën në rigjykim.

Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej mbi 88 milionë euro.

Me aktakuzën e Prokurorisë, ishte kërkuar nga Themelorja e Prishtinës që të pezullohej pagesa e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundim të procesit gjyqësor, megjithatë Gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë. Seanca e radhës është caktuar më 15 qershor./RTV Dukagjini/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

14 November, 2025
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14 November, 2025
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

14 November, 2025
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result