Shtyhet turma gjatë koncertit në Londër, 4 persona në gjendje të rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

4 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Londër, teksa u plagosën nga shtyrja e turmës, ndërsa përpiqeshin të futeshin në një koncert pa bileta.

Policia u lajmërua për të shkuar në Akademinë Brixton O2 në Stockëell Road, në jug të Londrës, në orën 21:35 të enjten, pas raportimeve se një numër i madh njerëzish po përpiqej të hynte me forcë në një koncert pa bileta.

Kur oficerët arritën në vendngjarje, ku këngëtari i Afrobeats Asake do të performonte, ata gjetën një numër njerëzish me lëndime që besohet se ishin shkaktuar nga shtyrja e turmës.

8 persona u dërguan në spital, nga të cilët 4 janë në gjendje kritike.

Asnjë arrestim nuk ka ndodhur, ndërkohë që detektivët kanë nisur një hetim urgjent për ngjarjen në Akademinë O2.

Share This Article