• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
NSA: Marrëdhënia Serbi-Kosovë, e një rëndësie të madhe për Administratën e Trumpit

Shtypi gjerman për Kosovën: SHBA po anashkalon BE

by albnews
17 June, 2020
in Kosova
0
3
VIEWS

SHBA do të pajtojë Kosovën dhe Serbinë! Shtypi gjermanishtfolës i kushton vëmendje takimit të pritshëm mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në artikullin e saj me titull “Të fitosh pikë në Ballkan” thekson, se një takim ballkanik në Shtëpinë e Bardhë, sipas administratës së Trumpit do të duhet të sjellë lëvizje në konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë. “Trump und Grenell vendosën tani të veprojnë pa BE, me sa duket me shpresën e një suksesi në politikën e jashtme gjatë fushatës zgjedhore për presidentin amerikan.”

BE nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët për Kosovën, shkruan gazeta gjermane. “Por në tërësi BE nuk ia ka dalë kurrë të zhvillojë një politikë të njësuar për Kosovën. Pesë vende anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia -nuk e njohin Kosovën.” Prandaj si në Prishtinë edhe në Beograd ndërkohë po i besohet më shumë SHBA-së, nënvizon Süddeutsche Zeitung. “Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha, se administrata e Trumpit është më mirë për Serbinë, se një qeveri amerikane nën lidershipin demokrat. (…) por në një kohë që presidenti Thaçi shpreson në njohjen e Kosovës nga Serbia, presidenti serb Vuçiç e përjashtoi këtë të martën qartësisht.”

SHBA i anashkalon europianët

Edhe gazeta austriake “Die Presse” i kushton vëmendje njoftimit të të ngarkuarit amerikan për Kosovën e Serbinë, Richard Grenell për takimin në Uashington. Nën titullin “Europianët lejojnë që t’u zerë vendin SHBA” gazeta austriake shkruan të mërkurën, se “problemi për BE është: SHBA edhe këtu planifikojnë të veprojnë vetëm. Europianët rrezikojnë të anashkalohen në gjetjen e një zgjidhjeje. (…)BE nga ana e saj ka qenë gjithmonë krenare për të ashtuquajturën pushtet i butë. Anëtarësimi në BE është qëllimi i deklaruar i të gjitha vendeve europianojuglindore. Perspektiva për këtë ka qenë një kohë të gjatë motori për reforma dhe vetëpërmbajtje në krizat lokale.(…)Por ndërkohë yjet e BE-së nuk po shkëlqejnë si më parë. Maqedonia e Veriut megjithë ndryshimin e emrit u mbajt varur kur erdhi fjala për hapjen e negociatave, gjë që nuk e forcoi besimin tek BE. Në Kosovë ka zemërim, se qytetarët ende nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në BE. Në të njëjtën kohë aktorë si Kina dhe Rusia kanë zgjeruar influencën e tyre në Ballkan. Dhe zotëria në Shtëpinë e Bardhë gjithnjë e më pak e vret mendjen për sensibilitetet e partnerëve europianë. Pavarësisht, se çfarë do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington: Pasojat i ka Europa. Ka ardhur koha që shtetet e BE-së të angazhohen më shumë.”

Nuk ka një zgjidhje të shpejtë për probleme të komplikuara

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, NZZ është e mendimit, se presidenti Trump po e le jashtë BE në negociatat për Kosovën. Richard Grenell habiti të hënën në mbrëmje me pohimin, se do të ketë një takim të dy vendeve më 27 qershor në Uashington, nënvizon NZZ. “Prej një kohe të gjatë është e bërë e dukshme që qeveria nën presidentin Trump kërkon të arrijë suksese me çdo çmim në marrëdhënien e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë.”

Bashkimi Europian ende nuk e ka komentuar zyrtarisht iniciativën e Richard Grenell, nënvizon gazeta zvicerane, duke shtuar se “që Grenell pak orë para mbërritjes së Lajçakut publikon bisedime në SHBA është një shkelm i fortë në kërci të europianëve, pavarësisht, se nëUashington fillimisht do të flitet vetëm për çështje ekonomike.”

Po sipas “Neue Zürcher Zeitung” ky njoftim “bën para së gjithash të qartë, se sa larg një strategjie të njësuar janë aktualisht BE dhe SHBA që për dekada me radhë ndiqnin të njëjtat synime të rajon.” BE është vetë përgjegjëse për humbjen e influencës së saj në Ballkan, thekson gazeta. “Por sipas vëzhguesve edhe perspektivat afatgjata të iniciativës amerikane janë të zymta (…) Faza më e re e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës zgjat që prej dy dekadash. Një ‘quick fix’- zgjidhje të shpejtë sipas dëshirës së presidentit amerikan nuk ka për problemet e komplikuara të rajonit.”/DW

Previous Post

NATO: Të shqetësuar nga rritja e pranisë ruse në Mesdheun Lindor

Next Post

Hoti: ​Ideja për shkëmbim territoresh, konspiracion dhe jorelevante

albnews

albnews

Related Posts

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë
Kosova

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviqin në Serbi, një ditë pasi s’u certifikuan për zgjedhje në Kosovë
Kosova

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviqin në Serbi, një ditë pasi s’u certifikuan për zgjedhje në Kosovë

23 August, 2025
Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak
Albania

Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak

23 August, 2025
Next Post
Hoti: Rreziku për valën e dytë të infektimeve është shumë real

Hoti: ​Ideja për shkëmbim territoresh, konspiracion dhe jorelevante

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5804 shares
    Share 2322 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2953 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2858 shares
    Share 1143 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM