Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën një 46-vjeçare shqiptare.
D. Bardhi ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj, vetëm 9 vjeçe kur u përplas me një kamion. Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti me pasoja tragjike ndodhi në një kryqëzim rreth orës 14:00 të së hënës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Cassana d’Adda.
Por për arsye që duhen sqaruar mirë nga autoritetet, mjeti u përplas me kamionin që vinte nga drejtimi i kundërt.
Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e rëndë.

D. Bardhi jetonte me të shoqin dhe tre vajzat në Albignano.
“Një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit”, thuhej në reagimet pas vdekjes së saj./tvklan.al
