Shuhet në moshën 91-vjeçare dizajneri i logos së famshme të Nju Jorkut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milton Glaser, dizajner grafik me ndikim në Shtetet e Bashkuara dhe autor i logos së famshme për Nju Jorkun, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

E krijuar në vitin 1977 për një fushatë turizmi, logoja e këtij dizajneri ishte bërë shpejt e njohur në tërë botën dhe është cilësuar si logoja më e imituar në histori, shkruan “BBC”.

Glaser e kishte krijuar gjithashtu një poster të famshëm të Bob Dylan-it dhe ka qenë bashkëthemelues i revistës “New York”.

Glaser u lind në Bronx të Nju Jorkut në vitin 1929. Ai studioi fillimisht në një kolegj në Manhattan dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë të Italisë.

Në vitin 1968, ai e themeloi revistën “New York” dhe shërbeu si drejtor i dizajnit për nëntë vjet. Më 1974, Glaser e kishte themeluar kompaninë e vet të dizajnit, të cilën e kishte emërtuar Milton Glaser Inc.

Tri vjet më vonë, ai e dizajnoi logon e famshme për Nju Jorkun pa pagesë për të ofruar ndihmë për promovimin e turizmit në qytetin e lindjes në kohën kur vendlindja e tij po përballej me një valë të krimeve dhe me krizë financiare.

Në vitin 2010, Glaser u nderua nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, me Medaljen Kombëtare të Artit.

Share This Article