Barbara Walters, spikerja e parë e lajmeve e njohur për shumë intervista historike e të guximshme, ka vdekur në moshën 93 vjeçare. Walters e filloi karrierën e saj në gazetari në vitin 1961 me NBC News dhe u ngjit në radhët e industrisë së dominuar nga meshkujt për të bërë histori duke u bërë bashkë-prezantuesja e parë femër e një programi lajmesh në SHBA, në emisionin e mëngjesit të quajtur Today Show në NBC. Në vitin 1976, Walters iu bashkua ABC News, duke u bërë spikerja e parë grua në një program në mbrëmje.
E lindur në Boston në fillimin e Depresionit të Madh në 1929, ajo fitoi 12 çmime Emmy. Barbara u rrit pranë personazheve të famshëm një arsye që ajo nuk u shfaq kurrë e shqetësuar për t’i intervistuar ata.
Ashtu si çdo president i SHBA-së nga Richard Nixon tek Donald Trump, ajo intervistoi një mori yjesh të muzikës dhe kulturës pop. “Barbara Walters ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit. Ajo e jetoi jetën e saj pa e kthyer kokën pas dhe ishte një pioniere jo vetëm për gazetaret femra, por për të gjitha gratë,” thuhet në një deklaratë.
Gjatë karrierës së saj të gjatë ajo intervistoi edhe një listë të gjatë liderësh botërorë, duke përfshirë kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Margaret Thatcher, Presidentin rus Vladimir Putin, Presidentin Kuban Fidel Castro si dhe presidentin sirian Bashar al-Assad disa muaj pas një kryengritjeje publike që përfundimisht do të kthehej në luftë civile të vendit.
Shfaqjet e saj, disa prej të cilave ajo prodhoi, ishin nga më të vlerësuarat në llojin e tyre mes tyre “The View” i cili debutoi në 1997 ,”The Talk” dhe “The Chew”, si dhe “Loose Women” etj. Ajo u tërhoq nga karriera e saj 52-vjeçare në vitin 2014 me një paraqitje të fundit në shfaqjen e saj The View ku iu bashkua në program Hillary Clinton dhe Oprah Winfrey.