Rey Manaj do të largohet nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Trajneri i katalunasve, Ronald Koeman, nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit shqiptar që pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.
Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS”, për sulmuesin 24-vjeçar, interesim kanë shprehur skuadrat si Cagliari, Rayo Vallecano, Fenerbahçe, Freiburgu dhe Anderlechti.
Manaj ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Klubi spanjoll për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth një milion euro.