Shumë fishekzjarrë, por asnjë gol, Tirana e Partizani ndahen në barazim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë në derbin e kryeqytetit, që hapi javën e 24-t të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë dominuan pjesën e parë, ndërsa “Të Kuqtë” u treguan pak më agresivë në të dytën, por në fund asnjë nga skuadrat nuk bëri diferencën. Me pak raste në dispozicion, asnjë nuk arriti të gjente golin, që do të ishte përkthyer në 3 pikë.

Tirana gjithsesi vijon të kryesojë renditjen, tashmë me 53 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, që luan të hënën kundër Kastriotit. Ndërsa Partizani mbetet në vend të pestë, me 34 pikë.

Në fillim pati shumë hedhje fishekzjarrësh dhe tymuese në fushë, që ndërprenë disa herë ndeshjen, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh mbështetjeje për Ukrainën, ku prej 24 shkurtit po zhvillohet luftë, me futjen e trupave ruse atje.

Share This Article