Shumë gjermanë mendojnë se Kina do ta kalojë SHBA si superfuqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
BEIJING, CHINA - SEPTEMBER 30: (CHINA OUT) Chinese people visit a national flag show at Chaoyang park September 30, 2006 in Beijing, China. Chinese people are preparing for National Day Celebration, the 57th anniversary of the founding of People's Republic of China which falls on October 1. (Photo by China Photos/Getty Images)

A po e humbasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontrollin e epërsisë botërore? Sipas një sondazhi të fundit shumë vetë në Gjermani mendojnë se në dekadat e ardhshme Kina do ta zëvendësojë SHBA-në si superfuqi botërore.

Rreth 42% e gjermanëve mendojnë se ka të ngjarë që në dekadat e ardhshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bien nga pozicioni i tyre si fuqi udhëheqëse botërore, dhe të zëvendësohen nga Kina. Ky është rezultati i një anketimi të publikuar të martën.

Vetëm 14% e të anketuarve nga instituti i sondazheve YouGov me qendër në Britaninë e Madhe medojnë se SHBA do të vazhdojë ta ruajë epërsinë e saj. Rreth 23% ishin të pavendosur dhe 22% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes së sondazhit, “Cili vend, SHBA apo Kina, do të jetë sipas mendimit tuaj më i fuqishëm gjatë 50 viteve të ardhshme?”

US-Präsident Trump hält Gesichtsschutz hoch (Reuters/L. Millis)

Opinionet për këtë çështje ndryshonin në varësi të partive për të cilën votonin të intervistuarit. Përkrahësit e partisë E Majta parashikojnë me shumicë dominimin e ardhshëm të Kinës kundrejt SHBA-së (54%), Në mënyrë të ngjashme mendojnë edhe përkrahësit e partisë liberal demokrate FDP dhe të partisë mjedisore Të Gjelbërit  (52%).

Ndër votuesit që mbështesin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë kishte më shumë që mendonin se SHBA do të vazhdojë të mbetet fuqi mbizotëruese botërore, por edhe ndër vetëm 17% u përgjigjën në favor të SHBA-së.

Sondazhi u krye nga data 10-12 korrik, dhe të të morën pjesë 4,054 vetë të moshave 18 vjeç e sipër.

Share This Article