‘Shumë shpejt do jemi në kufirin rus’/ Kush është gjenerali hero ukrainas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Philip Fabian, BILD

Ai është babai i rezistencës ukrainase: Gjenerali Valery Saluschnyj, 49 vjeç, komandant supreme i forcave të armatosura ukrainase.

Në fillim të luftës, ai jo vetëm organizoi mbrojtjen e kryeqytetit, por po ashtu planifikoi me sukses kundër-ofensivat.

Në rajonin e Kharkivit, përparime janë shënuar jo vetëm në jug dhe lindje, por edhe në veri dhe shumë shpejt do mbërrijnë në kufirin me Rusinë.

“Jam krenar dhe falënderues për çdo ushtar ukrainas. Është një nder për mua që luftoj krah për krah me ju,” thotë Salushnyj.

Ai konsiderohet një patriot dhe si oficer luftarak veteran, ai ka demonstruar aftësitë e tij drejtuese dhe zgjuarsinë ushtarake edhe gjatë pushtimit rus në vitin 2014. Që atëherë ai gëzon vlerësimin më të lartë në grup.

Emri i tij i parë, Valerij, do të thotë ‘i fortë’.

Ndërkohë Salyschnyj nuk është vetëm një hero mes ushtarëve, por edhe për një pjesë të madhe të popullsisë. Ekspertët madje besojnë se gjenerali popullor mund të pasojë kreun aktual të qeverisë, Volodymyr Zelensky pas përfundimit të luftës.

Gjenerali-hero ka luajtur një rol shumë të madh në sigurimin që Ukraina të ekzistojë ende dhe që vendi të mos pushtohej brenda pak ditësh, siç kishte planifikuar despoti i Kremlinit, Vladimir Putin. Tani ai mund të sjellë edhe fitoren ndaj Rusisë!

Sipas informacioneve të BILD, presidenti aktual Zelensky nuk është shumë i lumtur për spekulimet se ai një ditë mund të transferohet në pallatin presidencial.

© SYRI.net

Share This Article