Shumica dërrmuese e polakëve janë kundër largimit të vendit të tyre nga BE, sipas një sondazhi.
Sondazhi IPSOS zbuloi se 88% e njerëzve duan që Polonia të qëndrojë në BE.
Pothuaj 48% e polakëve deklaruan SE kishin frikë se partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) mund ta çonte vendin në Polexit, ndërsa një përqindje e barabartë, përfshirë 89% të votuesve të PiS, thanë se nuk kishin frikë nga dalja e Polonisë nga BE.
Frika nga Polexit ishte më e zakonshme në mesin e përkrahësve të grupeve opozitare Koalicioni Qytetar (KO), partitë e majta, Polonia 2050 dhe Partia Popullore Polake (PSL) – respektivisht 84, 68, 64 dhe 50 për qind.
Frika për nxjerrjen e Polonisë nga BE nga qeveria aktuale ishte më e përhapur tek gratë, me 53 për qind të tyre të shqetësuar krahasuar me 44 për qind të burrave.
IPSOS kreu sondazhin nga 21 deri më 23 shtator në një kampion prej 1 000 polakësh të rritur.