Shkruan Dr. Shyqeri Haxha, ish drejtor i PTK-së
Të nderuar miq! Duke qenë se nuk mund te mos i përcjell zhvillimet në Telekomin e Kosovës, si një Ndërrmarrje Publike me rëndësi strategjike dhe kombëtare, e duke ndjekur dekleratat e përfaqësuesve actual, aksionarit/pronarit të TiK sh.a ndaj mendimin si me poshtë:
1. Ma në fund edhe ata që kritikuan si në Pozitë si në Opozitë, sot e pranuan realitetin publikisht se Vala-Telekomi duhet të RI-KTHEHET si lider në Kosovë, pra si dikur, a ajo dikur ishte 2009-2012, kur Vala ndau mbi 450 milion euro dividentë aksionarit, rriti numrin e konsumatorëve nga 800,000 në 1.2 milion, dhe ku kishte discipline dhe ishte krenari të ishe pjesë e TiK/PTK-së.
2. VALA /Telekomi i Kosovës duhet modernizuar dhe të hec në hap me trendet botrore të zhvillimit të telekomunikacionit dhe të ofrojë shërbime konkuruese për qytetarët e Kosovës. Ishte projekti ‘Fiber to the School/Home’ më ambicioz dhe pothuaj më vlere të jashtëzakonshme kombëtare që Unë personalisht kisha propozuar dhe pregaditur bashkë me ekspert nga PTK/TiK, por për fat të keq ky projekt u ndërpre nga politika. Gjithashut edhe projekti ‘Convergent Billing/Faturimi konvergjent’ u ndërpren nga politika.
3. Natyrisht se TiK/VALA duhet të ri strukturuar, po ashtu pajtohem se strukturua organizative si dhe vendim strategjik duhet ri-shikohet se paku çdo 3 vjet, gjë që po ashtu unë si KE e ri-shikova në ate periudhë.
4. Investimi në sistemin e dhomës së pergjimeve, po ashtu si KE e kamë riorganizuar këtë segment më rëndësi për sigurin kombëtare dhe e kemi avancuarë së bashku me Policine e Kosovës, ku u garantua privatësia në komunkim dhe luftimi i krimit sipas ligjit në fuqi.
A pati suksese? Natyrisht se po, dhe kjo mund të vërtetohet leht, mjafton të shikohen dhe krahasohenvitesh. Sot qeveria premtoj se to ta RI-KTHEJ TiK-un si linder në rajon, kjo mbetet të shihet, por edhe Nihilizimi ka një fund kur takohet me murin e madh të sukseseve! Urime secilit aksionar që ka përnjëmend RI-KTHIMIN e Vala dhe Telekomit si lidere në shërbime dhe ndarjen e dividenës sikurse ishte në periudhën nën menaxhimin tonë 15 Dhjetor 2008-15 Dhjetor 2011.
Por vetëm një dallim i “VOGEL” është këtu, në kohën ku unë menaxhoja PTK-në, PTK pagoj dividen mbi 400 milion, dhe qeveria/politika ndaloj të gjitha projektet zhvillimore dhe strategjike, kurse SOT, qeveria investon mbi 20Milion dhe nuk merr asnje cent.
Grafi më lart tregon shumë!
Me respekt
Ky shkrim nuk nuk shprehin qëndrimet e Albuk Tv