Si asnjëherë më parë, ngrica shkakton probleme në Kaliforni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon të jetë prej disa ditësh i pushtuar nga bora shteti i Kalifornisë, në një ngjarje klimaterike që nuk shënohej në këtë zonë prej më shumë se 34 vitesh.

Stuhia e borës, era e forta dhe ngricat i ka gjetur të papërgatitur banorët e ‘shtetit të diellit’, të cilët kanë hasur vështirësi në përditshmërinë e tyre që nga ngrohja e deri tek udhëtimet për në punë.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur përkohësisht, ndërkohë që më shumë se 120 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Situata më e vështirë paraqitet më veri-lindje të Los Angelos, atje ku bora ka arritur në trashësinë deri në 2 metra.

Të shtunën pasdite, Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se udhëtimi ishte pothuajse i pamundur përmes qarqeve Los Angeles, Ventura dhe San Bernardino.

Share This Article