Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës informacione të mjaftueshëm për lëvizjet e forcave ruse, të cilat rezultuan në vrasjen e disa gjeneralëve rusë nga ushtria ukrainase.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetare amerikane New York Times e cila raporton se CIA i ka dhënë Ukrainës informacione që lejuan forcat e saj ushtarake të vrisnin disa gjeneralë rusë
Uashingtoni mësohet se i ka ofruar Kievit informacion të detajuar mbi lëvizjet e trupave, vendndodhjet dhe detaje të tjera të qendrave komanduese të lëvizshme të ushtrisë ruse.
Raporti vjen ndërkohë që Rusia ka paralajmëruar NATO të ndalojë furnizimet me armë për Ukrainën duke thënë se aleanca rrezikon të përfshihet në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Sipas raportit, forcat ukrainase, duke përdorur këta elementë dhe duke i kombinuar me të vetat, filluan sulme artilerie dhe sulme të tjera që rezultuan në vdekjen e zyrtarëve të lartë rusë.
Qeveria ukrainase pretendon se forcat e saj kanë vrarë rreth 12 gjeneralë rusë.
Rusia ndërkohë kërcënon për t’u hakmarrë ndaj vendeve që ndërhyjnë në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim javën e kaluar se çdo vend që “paraqiste një kërcënim strategjik për Rusinë” gjatë luftës së saj në Ukrainë mund të priste një hakmarrje “të menjëhershme”.