Si do të veprojnë shkollat britanike, nëse fëmijët infektohen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tani që viti shkollor në Britaninë e Madhe ka filluar ose do të fillojë së shpejti, shkollat duhet të përgatiten për shfaqjen e mundshme të virusit edhe në mesin e nxënësve.

Të martën, ministrat britanikë thanë se secili nxënës që ka simptoma të koronavirusit do të dërgohen në shtëpi dhe do të testohet, shkruan BBC.

Nëse rezultati i testit del pozitiv, të gjithë fëmijët dhe të rriturit që kanë pasur kontakte me fëmijën e infektuar do të kërkohen dhe do të udhëzohen që të vetizolohen.

Një shkollë do të vlerësohet si vatër e përhapjes së virusit, nëse aty vërtetohen dy ose më shumë raste brenda 14 ditëve ose nëse ka rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga Covid-19.

Nëse një gjë e tillë paraqitet, shkolla duhet të bashkëpunojë me ekipet lokale për mbrojtje shëndetësore.

Në rast se në një shkollë konfirmohet vatra e përhapjes, një njësi mobile e testimit mund të dërgohet atje dhe të testohen nxënësit që ndodhen në klasën ku është konfirmuar fëmija i infektuar.

Më pas, do të testohen të gjithë fëmijët që i përkasin grupmoshës së nxënësit të infektuar dhe nëse është e nevojshme, do të testohen të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës.

Share This Article