ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 6 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 7 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 8 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 11 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Si duhet të veproni nëse bllokoheni në ashensor?

albnews by albnews
23 August, 2022
in Bota
0
Si duhet të veproni nëse bllokoheni në ashensor?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për shumë njerëz, hipja në ashensor është një dukuri e përditshme.

Futen në lift dhe e shtypin butonin për katin në të cilin dëshirojnë të shkojnë, pastaj dalin kur hapet dera pa menduar gjatë.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Por, sikur çdo mekanizëm tjetër edhe ky mund të mos funksionojë gjithmonë siç duhet.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të vazhdueshme të rrymës, e rrjedhimisht edhe disa raste kur qytetarët kanë mbetur të ngujuar në ashensor.

Por, as në mungesë rryme e as në rrethana të tjera të bllokimit, njerëzit nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim të ngutshëm, e as të kaplohen  nga paniku.

Luaras Haxhiu, përfaqësues i një kompanie ashensorësh, tha për Klankosova.tv se shumica e lifteve kanë ajërosje, dhe mjafton të pritet për ndërhyrje të mirëmbajtësve nga jashtë.

“Preferohet të ulet në kabinë, jo të qëndrohet në këmbë dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të tentohet për të dalë ose me hapë portën. Pothuajse të gjithë ashensorët e kanë ventilimin poshtë tek një kornizë, apo tek dyshemeja e ashensorit ku zakonisht furnizohet me ajër. Kjo është fobi ose psiqike, sepse nuk mund të ndodh realisht me mbetë pa ajër në ashensor, sepse ajri depërton gjithmonë”, tha Haxhiu për Klankosova.tv.

“Gjithmonë duhet të insistohet të preket alarmi që duhet të jetë funskional, meqë është sistem që funskionon me bateri, dhe realisht do të duhej që nëse e shtyp butonin të lidhesh me qendrën e thirrjeve dhe të lajmërohet servisi”, tha ai. “Insistohet gjithmonë me kontaktu personat përgjegjës, që në këtë rast janë kompanitë të cilat duhet të kenë kontratë mirëmbajtjeje, pra janë personat të cilët janë të çertifikuar për mirëmbajtje të ashensorëve dhe rasti më i keq i mundshëm është kur zjarrfikësitë intervenojnë dhe bëjnë tërheqjen e personave që janë brenda”,

Duke qenë se në ashensorë shpeshherë nuk funskionojnë as thirrjet telefonike, ai u shpreh se për këtë arsye duhet të ketë një sistem manual i cili konektohet me qendrën e thirrjes së mirëmbajtjes, sistem ky që sipas tij diku 90 për qind e kompanive të instalimit nuk e aplikojnë, përcjell Klankosova.tv.

Më poshtë ju sjellim edhe disa këshilla të përgjithshme të cilat mund t’i ndiqni nëse mbeteni brenda në ashensor:

Merrni frymë thellë dhe qëndroni të qetë

Për njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia, bllokimi në ashensor mund të jetë përjetim shumë i keq, prandaj ata dhe të gjithë njerëzit e tjerë, duhet të mundohen ta qetësojnë vetën duke marrë frymë thellë, sepse nervoza mund t’a përkeqësojë gjendjen. Ndodh që shumë njerëz e përjetojnë keq, duke qarë e bërtitur, por kjo nuk e zgjidh dot problemin. Ju duhet të mundoheni ta ngushëlloni vetën dhe kjo ndodh me shtypjen e butonit të thirrjes për ndihmë, i cili konsiderohet të jetë një shpresë për personat që janë brenda.

Mundohuni të argëtoheni

Nëse ka njerëz të tjerë në ashensor, atëherë mundohuni të argëtoheni, flisni diçka ose luani ndonjë lojë. Një lojë e cila preferohet të luhet në raste të tilla është “E vërteta dhe gënjeshtra”, pasi është vërtetuar se mund ta largojë vëmendjen nga ajo se çka po ndodh rreth jush.

Mos harroni se jeni të sigurt

Derisa prisni që të vijë ndihma, është e rëndësishme të mbani mend se jeni krejtësisht i sigurtë. Kompanitë e ashensorëve zakonisht bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar që njerëzitë të jenë të sigurtë edhe kur bllokohen brenda. Ju mund të keni edhe sikletin se jeni vonuar për punë apo për ndonjë takim, por gjithsesi duhet të mundoheni të qëndroni të qetë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result