Derisa vazhdimi i “Top Gun” po thyen rekordet e shikueshmërisë, kur është fjala për jetën romantike të Tom Cruise, fansat i kujtojnë lidhjet me Nicole Kidman e Katie Holmes. Megjithatë, jo shumë dinë për gruan e tij të parë, aktoren Mimi Rogers, e cila besohet se e ka ndryshuar jetën e tij.
Përveç sukseseve të tij filmike dhe të qenit një yll kryesor i Hollywoodit në vitet e tetëdhjeta, Tom shquhet edhe për jetën e tij private, lidhjet e dashurisë, por edhe për Scientologjinë, prandaj mori disa vendime radikale në jetë.
Aktori ka pasur dy martesa shumë të njohura në të kaluarën – me aktoren Nicole Kidman, me të cilën ishte në lidhje midis viteve 1990 dhe 2001, dhe një tjetër me Katie Holmes nga viti 2006 deri në vitin 2012. Megjithatë, para tyre, pak njerëz kujtojnë martesën me aktoren Mimi Rogers, me të cilën u martua në fund të viteve të tetëdhjeta.
Tani 66 vjeçare, Mimi u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Gracie duke e befasuar për faktin se është paraqitja e parë pas një mungesë të gjatë në evenimentet publike. Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan me lule dhe duke nxjerrë në pah tiparet e fytyrës me grim të thjeshtë.
Edhe pse Tom dhe Mimi kanë versione të ndryshme të historisë se si u njohën, ata u martuan në fshehtësi në maj të vitit 1987 për të shmangur vëmendjen e madhe që kishin tërhequr që në daljen e tyre të parë. Thuhet se dy personat e vetëm që morën pjesë në dasmën e tyre ishin nëna e Cruise dhe kumbari i tij, Emilio Estevez.
Thashethemet se ishte Mimi ajo që “e njoftoi” Tomin me Scientologjinë filluan sepse ajo vet u rrit sipas këtyre bindjeve nga babai i saj, i cili ishte anëtar i kishës. Megjithatë, më vonë Rogers hoqi dorë nga feja, raporton Daily Mail.
Edhe pse çifti dukej se kalonin mirë, ata përfundimisht u shkurorëzuan pas tre vitesh martesë. Më vonë, Mimi u martua me producentin filmik, Chris Ciaff (në vitin 2003), me të cilin është ende e martuar.