Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë sjellë duetin e titulluar “Si dy nana”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për projektin është kujdesur Ilir Berani që e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin, ndërsa Urban Graphics e ka xhiruar videoklipin.
“‘Tash flasim si dy nëna’, kënga më e veçante dhe më emocionuese që e kam kënduar ndonjëherë, shpresoj ta pëlqeni”, ka shkruar Gresa në një postim në Instagram.
Kujtojmë që Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar.
Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Dielli, ndërsa emrin e tij e përmend edhe në këngën e re.