Si e mori vesh Princi Harry vdekjen e të ëmës, Dianës?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Princi Harry në librin e tij të botuar së fundmi ka folur për Princeshën Diana dhe ka zbuluar detaje se si e mori vesh lajmin për vdekjen e të ëmës e cila humbi jetën në një aksident r rrugor.

Në kujtimet e tij, “Spare”, të botuar pesë ditë më parë në Spanjë, Harry thotë se për vite me radhë mendonte se nëna e tij ishte fshehur.

Princi, i cili në atë kohë ishte 12 vjeç, tregon se babai i tij Charles ishte ulur buzë shtratit të tij, duke e quajtur ” bir i dashur ” dhe duke i shpjeguar se kishte ndodhur një aksident me makinë dhe se Diana nuk ishte shëruar nga plagët e saj.

Harry raporton se ai nuk qau dhe se babai i tij nuk e përqafoi, por i vuri dorën në gju dhe i tha se gjithçka do të ishte në rregull.

Princesha Diana ishte vetëm 36 vjeç kur u vra në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997.

Share This Article